Transmetuar më 20-01-2018, 19:17

Tashmë është gjithçka zyrtare.

Manchester United ka kompletuar transferimin e Alexis Sanchez nga Arsenali.

Futbollisti transferohet te “Djajtë e kuq” për 39 milionë euro.

Sipas Daily Mail, futbollistit i Kombëtares së Kilit pritet që sonte në mbrëmje të jetë në qendrën stërvitore të klubit në Carrington.

Kushtet e marrëveshjes, e cila përfshin edhe Henrikh Mkhitaryanin, u arritën gjatë ditës së sotme në mëngjes.

Sanchez pritet që sonte të kryejë testet mjekësore.

Ai do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare e gjysmë me një pagë javore prej 510.000 euro./a.k/noa.al/