Transmetuar më 20-01-2018, 18:46

Rajendra Pal nga India, i ka shpëtuar mrekullisht dy ahufrave që iu ngulën në trup, madje njëra prej tyre i shpoi edhe mëlçinë.

Teksa po punonte në majën e një ndërtese në Mumbai, 21-vjeçari rrëshqiti dhe ra në shufrat metalike.

Atë e kanë dërguar me shpejtësi në spital, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirirgjikaprej tre orësh, për t’ia larguar shufrat e gjata rreth një metër e gjysmë.

“Policia arriti me shpejtësi dhe prenë shufrat. Për asnjë moment nuk i humbi ndjenjat, deri në kur i dhanë anestezionin”, ka thënë kolegu që e shoqëronte.

Raportohet se njëra shufër nuk i ka prekur zemrën për disa milimetra, teksa tjetra i ka shkaktuar lëndime të konsiderueshme në mëlçi, por që mund të shërohen me kohë. /k.k/noa.al/