Transmetuar më 20-01-2018, 18:03

Drejtoria e Policisë Rrugore njofton se si paraqitet situate rrugore në akse të ndryshme të vendit për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Sipas Drejtorisë së Policisë Rrugore gjatë ditës së sotme, si pasojë e motit të keq me rreshje shiu dhe dëbore, në akset rrugore, në segmente të ndryshme ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, si dhe në disa akse ka prezencë të dëborës.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin njoftojnë se janë shtrirë në të gjithë akset problematike, ku orinentojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë.

Shiu, dëbora dhe errësira veshtirësojnë lëvizjen dhe shtojnë rrezikun për aksidente rrugore.

Drejtoria e Policisë Rrugore  apelon  të gjithë  drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rrypin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat, si dhe mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.

Si dhe në ato akse si rruga e kombit apo akse të thella malore  ku ka prezencë të dëborës këshillohet qarkullimi me zinxhirë pavarësisht trashësisë së dëborës.

Në rast nevoje telefononi  menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129  dhe do të ndihmoheni nga  Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme, pasi në situata të rënduara nga moti dimensioni i Patrullave të Policisë Rrugore është ndihma automobilistike për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët në nevojë./a.k/noa.al/