Transmetuar më 20-01-2018, 17:22

Ai është deputet, dhe është zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike, në zgjdhjet parlamentare.

Bëhet fjalë për Klevis Balliun, i cili ka folur për vështirësitë që ka kaluar në jetë, dhe punën që ka bërë kur ishte i vogël.

Në një rrëfim ndryshe në “Mos i fol shoferit”, me Rudina Dembacajn, Klevisi thotë se në moshën 16-vjeçare ka punuar si kamarier.

“Unë kam qenë në punë që 16 vjeç, kam punuar kamarier te Piazza”, është shprehur Balliu në spotin e publikuar nga Ora News.

Ai po ashtu tregon edhe momentin se si u gjend në zyrën e ish-kryeministrit Berisha, kur po kërkonte të atin në selinë blu.

“Në një rast nuk e gjeta babin dhe u futa te zyrat e PD-së, dhe gabimisht u futa edhe te zyra e doktor Berishës:, ka thënë Klevisi. /k.k/noa.al/