Transmetuar më 20-01-2018, 16:38

Mjekët e reaminacionit në Spitali Rajonal në Vlorë, janë denoncuar nga një grua e moshuar, e cila pretendon se vdekja e burrit të saj erdhi si pasojë e mjekimit të gabuar nga bluzat e bardha.

Sipas njoftimit të policisë, gruaja me inicialet E.R, ka bërë kallëzim penal pranë strukturave policore Vlorë, pasi pretendon se më datë 18.01.2018, bashkëshorti i saj V.C., 66 vjeç, ka ndërruar jetë në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. /k.k/noa.al/