Transmetuar më 20-01-2018, 16:20

Me shtatë kilogram kokainë të pastër, një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, një ditë më parë.

Ndalimi i 34-vjeçarit, i identifikuar vetëm me inicialet B.E, u bë në autostradën pranë Bolonjës, në Itali.

Sipas mediave italiane, ai kishte rolin e transportuesit të drogës, dhe kokaina e pastër kap vlerën e 1 milion eurove.

Gjurmimi nisi kur u identifikua se makina kishte gjoba të papaguara. Gjatë kontrollit policët konstatuan se tapetet e makinës kishin një shtresë të dyfishtë.

Për zbulimin e lëndës narkotike u përdor edhe një sondë me kamera. Kontrolli zbuloi 7 pako me lëndë narkotike.

Ato ishin ambalazhuar dhe mbanin të stampuar një peshk të kuq. Një shenjë që mund të ndihmojë hetuesit për të identifikuar origjinën e lëndës narkotike. /k.k/noa.al/