Transmetuar më 20-01-2018, 15:53

Një i ri nuk arriti të kalojë kufirin për në Greqi, pasi ka përfunduar në pranga.

Bëhet fjalë për një një 30-vjeçar, i cili është arrestuar me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

Ndalimi i tij u bë në pikën kufitare të Qafë Botës, ku policia gjeti dhe sekuestroi në makinën e tij një sasi lënde narkotike, marijuanë.

Sipas informacioneve, 30-vjeçari Leonsi Imeraj, po tentonte të kalonte kufirin, por gjatë kontrollit në makinë e tij i janë gjetur 9 pako me rreth 8 kg marujanë.

Leonsi Imera, ka lindur në Gjirokastër dhe banon në Hormovë, Tepelenë. /k.k/noa.al/