Transmetuar më 20-01-2018, 14:42

Vranësirat dominojnë të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëborë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i motit në Ultësirën Perëndimore por reshje dëbore do të ketë në të gjithë zonat malore dhe shumë pranë zonës së ulët.

Pas mesnatës pritet kthjellim i motit në pjesën më të madhe të vendit duke lënë kufirin Lindor me reshje të pakta dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore por rënia vijon e theksuar edhe në orët vijuese deri mëngjesin e së hënës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Fuqizohen vranësirat në Jugperëndim të Europës dhe zonën e Alpeve duke gjeneruar stuhi të forta me shira dhe dëborë. Po ashtu, Europa Juglindore dhe rajoni i Ballkanit mbeten me reshje të konsiderueshme shiu e dëbore.

Ndërsa Veriperëndimi i Europës dhe gadishulli Iberik do të jenë me mot kryesisht të kthjellët ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat Veriore të Europës./b.l/noa.al/