Transmetuar më 20-01-2018, 14:30

Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, rasti i tyre nuk përfshin asnjë operacion mjekësor, apo vizitë të specialisti. 

Lexi Reed dhe bashkëshorti i saj Danny, dy amerikanë që jetojnë në shtetin e Indianas, falë forcës së tyre të vullnetit, ndonjë stërvitje në palestër dhe një dietë shëndetësore në më pak se një vit, kanë humbur më shumë se 180 kg.

Siç e tregojnë edhe fotot e publikuara në Instagram, ndryshimi është i pabesueshëm dhe çifti tashmë nuk njihet në krahasim me periudhën e para pak kohëve. 

“Kemi punuar fort në çdo ditë. Në të ardhmen duam të bëhemi prindër dhe të jetojmë një jetë të mirë dhe të lumtur së bashku”, kanë shpjeguar. 

Tashmë ata janë kthyer si një nga çiftet më të ndjekur, ku numërojnë më shumë se 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale.