Transmetuar më 20-01-2018, 14:20

“Në pak ditë më duhet të varros këtë krijesë të mrekullueshme dhe më pas më duhet të bëj të njëjtën gjë edhe me babain tim”.

Fjalët e një nënë nga Florida e quajtur Ally Parker kanë prekur mijëra njerëz në mbarë botën dhe tani shumë janë organizuar për të mbledhur ndihma për të.

Vajza e saj pesë vjeç është prekur nga një kancer agresiv i trurit dhe mjekët nuk i kanë dhënë shpresë.

Në krah të saj qëndron edhe babai i Ally-t, i cili gjithashtu vuan nga një sëmundje e neurologjike dhe nuk ka shpresë shërimi.

Mjekët i kanë dhënë atij vetëm pak javë jetë. Vajza e vogël është tani në agoni dhe nuk reagon, ndërsa familjarët janë në pritje të më të keqes.

“Të gjithë ne mendonim se ajo do të vinte pas nesh, por s’mund t’a imagjinonim kurrë se vajza jonë e vogël do të ikte e para në botën tjetër”, thotë Ally.

Deri më tani, në emër të nënës dhe vajzës janë mbledhur 300 000 dollarë për të bërë një ndërhyrje të fundit revolucionare, e cila nuk është testuar më parë.