Transmetuar më 20-01-2018, 14:05

Sëmundja e kancerit po përhapet me ritme të shpejta në mbarë globin. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Statistikat e kësaj organizate tregojnë se aktualisht, 14 milion njerëz në vit diagnostikohen me kancer.

Por sipas parashikimeve deri në vitin 2025, ky numër pritet të arrijë në 19 milion. Deri në 2035 parashikohet që 24 milion persona të vuajnë nga kjo sëmundje. Gjysma e këtyre rasteve janë të parandalueshme. Më poshtë keni një listë të disa prej ushqimeve që ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundje:

Domatja- Për të përfituar maksimumin e efektit anti-kancer, domates duhet t’i hedhim pak vaj ulliri. Domatet janë të dobishme në parandalimin e kancerit të prostatës. Domatja e gatuar ndihmon trupin tuaj të lëshojë më shumë lycopene që lejon trupin të luftoj kancerin. Ky frutë është i pasur me antioksidantë të cilët janë të njohur për trajtimin ose parandalimin e kancerit e prostatës.

Karrota- Edhe pse karrota mendohet kryesisht të jetë e mirë për sytë, kërkimet e dhjetë viteve të fundit sugjerojnë se ato ndihmojnë luftën kundër disa lloje të kanceri, njëra prej të cilave është kanceri i prostatës. Nga një studim i kryer me minj të ushqyer me karrotë më shumë se zakonisht, rezultojë se karrota mund të ndalojë rritjen e kancerit të prostatës.

Brokoli- është ‘luftëtari’ më i mirë natyral i disa lloje kanceresh. Këtu mund të përmendet kanceri i zorrës së trashë dhe kancerin e fshikëzës. Nivelet e larta të fibrave te brokoli mund të ndihmojnë në tretje.

Qepa- Ashtu si hudhra dhe lakrat që përmbajnë squfur që neutralizojnë rritjen e qelizave të kancerit, edhe qepa ka përbërës kundër kancerit, por gjithmonë duhet prerë në feta.

Çaji i mentes- është një mëlmesë e njohur që ndihmon shumë për tretjen. Ai ndihmon gjithashtu në trajtimin e sindromës së zorrës së irrituar parandalon kancerin në stomak. Çaji i mentes lehtëson gjithashtu gastritin dhe forcon imunitetin, zbut spazmat e muskujve në të gjithë trupin, përmirëson tretjen dhe mbron kundër helmimit nga ushqimi, heq dhimbjet e kokës dhe të përzierat.

Xhenxhefili- është përdorur prej mijëra vjetësh nga kinezët dhe prej shekujsh nga europianët. Konsumohet i freskët ose në formë pluhuri dhe mund të trajtojë shumë probleme me shëndetin. Kjo erëz redukton inflamacionin dhe parandalon kancerin e mushkërive dhe të aparatit tretës. Përdoret shpesh për personat që janë me kimioterapi.

Studimet kanë treguar se xhenxhefili në fakt punon më mirë se ilaçet e kancerit në luftën kundër qelizave të kancerit! Kjo vihet re sidomos në një studim të bërë kohët e fundit, ku xhenxhefili është mjaft efektshme kundër kancerit. Përveç kësaj, ajo gjithashtu ka veti anti-inflamatore, dhe mund të ndihmojë në parandalimin e përzierjeve që mund te krijohen lëvizja, si për shembull nga udhëtimet me makinë.