Transmetuar më 20-01-2018, 13:40
Publicitet

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, sot gjatë qëndrimit në manastirin e Banjskës kërkoi të zbardhet vrasja e Oliver Ivanoviçit, ndërsa foli edhe për zgjidhje e mosmarrëveshjeve dhe ruajtjen e paqes për shqiptarët dhe serbët. Kreu i shtetit serb bëri të ditur se janë të gatshëm të shkëmbejnë informacione në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç.

"Ne do të shkëmbejnë informacion. Por ne do të duhet të presim jo historitë që shkruhen nëpër gazeta, por rezultatet përfundimtare të hetimit, në qoftë se kjo nuk ndodh, atëherë shumë gjëra do të jenë më të qarta," tha Vuçiç . 

Presidenti i Serbisë ka lëshuar tri mesazhe për serbët. Vuçiç u tha atyre se duhet të mbijetojnë dhe të mbeten në Kosovë. Së dyti ai sqaroi se erdhi në Mitrovicë për të biseduar për të garantuar sigurinë e tyre, dhe mesazhi i tretë ishte se qeveria e Serbisë duhet të merret me krimin dhe korrupsionin në radhët e veta. 

"Serbët duhet të qëndrojnë dhe mbijetojnë në shtëpitë e tyre, dhe shteti i Serbisë ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në të ardhmen. Jam këtu për të folur në lidhje me sigurinë e serbëve," deklaroi kreu i shtetit serb. "Ne nuk duhet të jemi më pak në territorin ku kemi jetuar gjithmonë dhe për këtë ne do të luftojmë si shtet në të gjitha mënyrat", shtoi Vuçiç. 

Sipas tij shqiptarët kanë interesa të ndryshme me serbët, por se Serbia do të bënte çmos për të ruajtur paqen “Pavarësisht interesave të ndryshme, Serbia dëshiron të bëjë gjithçka që të ruaj paqen dhe të zgjidhim mosmarrëveshjet”, deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë t’i ndihmojë serbët në Kosovë, gjithashtu do t’ju sigurojë zhvillimin ekonomik. Presidenti i Serbisë mbërriti paraditen e së shtunës në Kosovë. Gjatë kësaj vizite ka një agjendë të ngjeshur me shumë aktivitete. Vizita e tij vjen pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç pak ditë më parë në veri të Mitrovicës.

Loading...