Transmetuar më 20-01-2018, 13:30

Një sasi prej 2 kg heroinë është zbuluar nga policia greke, teksa po tentohej të trafikohej nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, në një autobus udhëtarësh të linjës Tiranë-Athinë.

Mësohet se është pezulluar nga detyra Shefi i Hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Edmond Çela, pronar i linjës së autobusëve ku u gjet dhe heroina.

Ndërkohë po sot ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook mesazhin e një qytetari dixhital siç e quan ai, ku ky i fundit denoncon faktin se shefi i Krimeve në Korçë është ortak i Emiljano Shullazit.

Në denoncimin e tij qytetari shkruan se Çela ka në pronësi edhe disa autobusë të tjetër, ndërsa shton se ky i fundit është përfshirë në trafik droge dhe qeniesh njerëzore.

Mes të tjerash denoncuesi i shkruan Berishës se Çela bashkëpunon me deputetin e PD Ilir Pendavinji, i cili sipas tij e mbron për të mos e hequr nga vendi i punës që mban.

Mesazhi i Sali Berishës

Kjo është Narkopolicia që duam!

Shefi i krimeve në Korçë ortak i Milit të Partisë, trafikant heroine!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

“Përshëndetje dr shefi i policisë hetimore të Kapshticës ortaku i Shullazit ju kap autobusi në Kapshticë me 2 kile heroinë dhe shumë e latë”

“Përshëndetje doktor! Sot në Kapshtice nga pala greke është kapur një autobus i linjës Shqipëri-Greqi, i cili transportonte heroinë. Ky autobus dhe disa autobusë të tjerë janë defakto në pronësi të Shefit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Kufirit Korçë Edmond Çela. Këtë gjë e di një Korçë e tërë dhe vetëm strukturat e shtetit nuk dinë gjë.

Pra që ky person ka këtë pasuri dhe mban këtë post prej shumë vitesh, duke bërë trafik droge dhe qeniesh njerëzore vite më parë. Ky bashkëpunon dhe me deputetin e PS Ilir Pendavinji, i cili e mbron për të mos e hequr nga vendi i punës që mban kundrejt aferave të pista që bëjnë bashkë. Kjo pra na paska qenë "Policia që Duam"…..”

“Përshëndetje z Berisha, Edmont Çela një shoku i ngushtë i Shullazit ju kap autobusi në doganë me 2 kile heroinë”.