Transmetuar më 20-01-2018, 12:39

Ajo është një këngëtare e shumë e njohur në skenën shqiptare, nga të paktat në vendin tonë me një stil muzikor të veçantë, disi larg atij komercial.

Por përveç se një stil unik në muzikë, ajo ka një stil të tillë edhe në veshje. Bëhet fjalë për Orgesa Zaimin e cila ishte e ftuar në emisionin “Pasditja ime”, ku ka sjellë disa nga veshjet e saj më të bukura skenike, por edhe ato të përditshmërisë.

Mes shumë të tillave, Orgesa kishte zgjedhur edhe fustanin e fejesës, të cilin, siç tha ajo, e ka blerë te “Gabi”. Vintage dhe një copë e punuar e gjitha me dorë.

“Këtë e kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose, siç i thonë në Shqipëri, tek “Gabi”, por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup”, ka rrëfyer Zaimi duke treguar fustanin e kuq, të qëndisur.

Ndryshe nga një pjesë e mirë e kolegeve të saj, Orgesa ka zgjedhur të jetë e hapur gjithmonë me publikun, edhe në raste si këto, kur tregon fare pa problem edhe veshjet e saj të lira./b.l/noa.al/