Transmetuar më 20-01-2018, 11:53

Dhjami në zonën e barkut është një problem për shumicën e femrave sot. Por shumë dhjam (ose trupi në formën e mollës) rrit riskun për shumë probleme shëndetësore si diabet, sëmundje zemre, tension të lartë gjaku, madje dhe disa tipe kanceresh.

Dhjami në zonën rreth barkut mund të jetë gjenetike, ose të vijë si pasojë e jetës së pashëndetshme dhe pa ushtrime fizike.

Pjesa më e madhe e dhjamit rreth belit vjen nga konsumi i ushqimeve me shumë kalori dhe atyre të pashëndetshme. Të jeni aktivë është çelësi i humbjes së dhjamit si dhe duhet kombinuar me një dietë të shëndetshme me bazë perimesh.

Por sipas dietologëve ekziston një pije magjike që kërkon vetëm dy përbërës të cilët  ndihmojnë në heqjen e dhjamit, pikërisht në zonën e barkut.

Përbërësit: 2 lugë mjaltë dhe 1 lugë çaji pluhur kanelle. Mesa duket janë produkte të cilat mund të gjenden me lehtësi dhe nuk kushtojnë shumë.

Përgatitja: Fillimisht duhet të zieni ujin dhe më pas hidheni mbi kanellë. Në fund, pasi të tretet, shtoni mjaltin. Mos harroni se uji nuk duhet të jetë i ngrohtë, pasi shkatërrohen vlerat e tij ushqyese.

Që të eliminoni gradualisht shëndetin në pjesën e barkut, pini nga kjo pije që djeg yndyrën para se të  flini dhe në mëngjes./b.l/noa.al/