Transmetuar më 20-01-2018, 11:22

Fotoja dramatike e një 83-vjeçari, Ali Meşe, dhe maces së tij pas shtëpisë së djegur në provincën perëndimore të Bolu-s, në Turqi, u bë virtuale dhe mori vëmendjen e të gjithë botës, pasi e ndau CNN dhe pasi u shpërnda edhe në llogarinë zyrtare të Ellen DeGeneres Show.

Ndërsa CNN e ndau foton e publikuar nga Agjencia Anadolu, fotoja mori më shumë se 100 000 pëlqime, pastaj ajo u bë virtuale edhe në SHBA, pasi Ellen publikoi një video të shkurtër të incidentit që ndodhi në fshatin Ordular të Mudurnu. 

Me më shumë se 50 milionë shikime, videoja prekëse e Meşe është ndarë pothuajse 10 milionë herë. "Dashuria është gjithçka. Kur shtëpia digjej, ai u sigurua që të ruante thesarin e tij më të madh", thuhet në një prej titujve.

Ndërkohë, Fondacioni i Ndihmës Sociale “Mudurnu” ka nisur të ndërtojë një shtëpi të re për familjen e Meşe-s. Zëdhënësi i fondacionit tha për mediat se po punojnë për të vlerësuar dëmin dhe nevojat e Ali Meşe-s. "Le ta bëjmë atë dhe macen të ndihen sërish ngrohtë",- tha Kalın.

Ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale, Fatma Betül, tha se ka filluar të martën një fushate e gjerë ndihme.

Meşe, i cili aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor për lëndimet e lehta, tha se ndihej mirënjohës për të gjitha ndihmat që i janë dhënë si nga Turqia, edhe nga jashtë. 83-vjeçari shtoi se ka marrë qindra telefonata që pas atij incidenti.

Meşe, aksidentalisht u përfshi nga një zjarr në shtëpi ndërsa përpiqej të ndizte sobën me benzinë. Përpjekjet çuan në shpërthim të dhomës së ndenjjes, pas së cilës mori flakë e gjithë shtëpia prej druri e cila u dogj plotësisht. Fqinjët, që vunë re zjarrin, lajmëruan menjëherë zjarrfikësit, të cilët shpëtuan në kohë të moshuarin dhe macen.