Transmetuar më 20-01-2018, 10:34

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa raportohet se 44 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor, si pasojë e përplasjes së një autobusi.

Ngjarja ka ndodhur në Eskisehir të Turqisë qendrore, raporton Anadolu Agency. Në autobus ndodheshin pasagjerët të cilët nga Ankaraja udhëtonin për në Bursa.

Sipas informacioneve shoferi i autobusit, nga shkaqe ende të panjohura është përplasur me pemët që ndodheshin anësh rrugës.

Guvernatori i Eskisehir-it, Ozdemir Cakacak dhe shefi i policisë Engin Dinc vizituan të plagosurit e shtruar në spital, ndërsa konfirmuar edhe 11 persona të vdekur nga kjo tragjedi.

Cakacak tha se të lënduarit nuk kanë plagë serioze dhe se kryesisht bëhet fjalë për fraktura, ndërsa u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Nga ana e saj policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka ndaluar shoferin e autobusit si dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. /b.l.noa.al/