Transmetuar më 20-01-2018, 09:41

Një person nga Lushnja ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, si dhe pas kontrollit të policisë iu gjet edhe lëndë narkotike në banesë.

Mësohet se i arrestuari është Besmir Lika, 32 vjeç, banues në Lushnje.

Në lagjen “18 Tetori” Lushnje, shtetasi Besmir Lika për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, shtetasit T.Lika.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë iu gjetën edhe dy qese me lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Dhunë në familje". /b.l/noa.al/