Transmetuar më 20-01-2018, 09:16

Gazeta sportive spanjolle "Marca" ka publikuar listën me 10 lojtarët më të paguar në botë, e cila kryesohet nga argjentinasi Lionel Mesi me 46 milionë euro në vit.

Pas Messit, lojtari më i paguar është Carlos Tevez me 38 milionë euro. Tevez çuditërisht është i dyti me kontratën që ka te skuadra kineze.

Neymar është i treti me 36 milionë euro përfitime në vit, para Oscar e Lavezzi. 

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo është vetëm i gjashti më i paguar dhe merr 21 milionë euro euro në vit./b.l/noa.al/