Transmetuar më 20-01-2018, 08:20

Jetës nuk i dihet kurrë, prandaj nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë për të realizuar ëndrrat dhe synimet që keni.

Një shembull konkret është këngëtari i talentuar Renis Gjoka. Ai sot është trajner në "The Voice Kids", një konkurs muzikor për fëmijët.

Renis Gjoka ka rrëfyer në “The Voice Kids”, se atë nuk e kanë pranuar në “Ethet e së premtes”. 

Ai tha se nuk e kishte kaluar as fazën e parë të audicioneve dhe se asnjeri, madje edhe xhaxhai i tij Aleksandër Gjoka nuk e dinte që ai kishte konkurruar. 

"Nuk më pranuan, madje Fred Kaçinari as sot nuk e di që unë kam konkurruar. Askush nuk e dinte. As Aleksandri, nuk e di",-ka treguar Renisi.

Renisi i tha këto fjalë për t’i dhënë kurajo një konkurrenti të vogël, për të cilin nuk u kthye asnjë nga trajnerët. /b.l/noa.al/