Transmetuar më 20-01-2018, 08:08

Një shtetas i huaj ka përfunduar në komisariatin e policisë nr. 1 në Tiranë, pasi drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

Burimet nga Policia e Shtetit bënë me dije se gjatë testit të alkoolit që iu bë shtetasit turk me inicialet S.A., rezultoi se ai e kishte nivelin e alkoolit në gjak 0.60 mg (në të dyja testet e alkoolit).

“Shtetasi S.A nga Turqia drejtonte mjetin ne gjendje te dehur. 0.60 mg/ të dyja testet e alkoolit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr 1 për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /b.l/noa.al/