Transmetuar më 20-01-2018, 07:30

Kim Kardashian ka zbuluar emrin e vajzës së saj të lindur nga një grua tjetër duke na lënë të gjithëve pa fjalë. 

Kardashian dhe Kanye kanë zgjedhur një emër shumë të veçantë, që e keni dëgjuar më parë, por jo si emër njeriu. Vajza e çiftit të njohur do të quhet  Chicago, i cili është vendlindja e Kanye-t.

Kanye kishte dëshirë që këtë emër ta vendoste si nderim për vendin e tij të lindjes dhe si homazh për nënën e tij të vdekur. 

Në kohën kur Kim Kardashian organizoi ‘baby shower’ për vajzën që do të vinte në jetë, ajo u kishte kërkuar miqve të saj që të shënonin të gjithë nga një emër si sugjerim. 

Por kjo nuk është hera e parë që Kardashian dhe West zgjedhin emra kuptimplotë për fëmijët e tyre. 

Na kujton traditën shqiptare…por mesa duket nuk jemi të vetmit që mbajmë emra vendesh. Blogerja e tregoi thjesht duke postuar në aplikacionin e saj "Chicago West". /b.l/noa.al/