Transmetuar më 19-01-2018, 22:50

Një 55-vjeccar është ndaluar nga policia greke, pasi akuzohet se trafikonte emigrantë.

Policia në Artë, pas një kontrolli në makinën e 55-vjeçarit, arriti të kapë 5 shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në territorin grek.

Bëhet fjalë për 3 burra të moshave 26, 28 dhe 47, si dhe 2 gra, mosha 27 dhe 55 vjeçe.

Të pestë emigrantët e paligjshëm ishin të skeduar në listë për ndalim qarkullimi në zonën Schengen.

Në ditët në vijim i arrestuari do paraqitet në prokurorinë e zonës për akuzën e trafikut të njerëzve kundrejt pagesës.

Makina u sekuestrua, ndërsa pritet dhe vendimi i deportimit për shqiptarët e paligjshëm. /k.k/noa.al/