Transmetuar më 19-01-2018, 21:49

Ministri i Brendshëm ka qenë i ftuar sot në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi në Vizion Plus, ka folur për sigurinë në vend.

Më pas Xhafaj foli dhe për procesin e Vettingut dhe për shkrakimin e Haki Çakos nga detyra.

Pjesë nga intervista

Ju e dini që në media tërhoqi vëmendje se Haki Çako, kur disa drejtues të policisë u shpall në kërkim?

Së pari njëherë unë nuk shkova në polici për të zëvendësuar disa drejtor, nëse nuk ka arsye bindëse për ti hequr. Unë bëra lëvizje kur shkova për herë të parë dhe unë e mendova si të drejtë. Me fillimin e mandatit ë ri, unë do të kisha një analizë më të plotë se ishte qasja dhe ndryshimet e nevojshme.

A ka pasur debat mes jush dhe kryeministrit për Çakon?

Nuk besoj të ketë pasur diçka të tillë. Por kur kam dërguar propozimin për shkarkimin e Çakos, qeveria e miratoi. Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja.

Sulmet e opozitës, si ndikojnë në punën tuaj?

Kjo është një gjë normale, deri këtu nuk ka asgjë. Pastaj pjesa që ka të bëj me sulme të motivuara politikisht për të shpifur apo për të hedhur baltë, por më bën akoma më të motivuar dhe i përbuz.

Kur e shikoj këtë tek disa njerëz, dhe tani shikoj se cilët janë dhe çfarë përfaqësojnë në vetvete, nuk kam asnjë lloj ndjesie. Shpesh herë ndjej një lloj përçmimi.