Transmetuar më 19-01-2018, 20:26

Vetitë kuruese të bimëve të caktuara janë të njohura, dhe janë studiuar prej mijëra vitesh, por në këtë fushë duket se ka ende për të zbuluar.

Ka qenë këpudha Dictyophora, ajo që ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve, sepse sipas këtyre të fundit, nuhatja e kësaj kërpudhe mund të bëjë gratë të kalojnë në orgazmë.

Kjo bimë magjike është rreth 1000 vjet e vjetër, rritet në Hawaiian dhe është gjetur nga ekipi mjekësor John C Holliday dhe Noah Soule.

Përfundimet e tyre ata i botuan në Journal of Medicinal Mushrooms dhe pohonin se kjo kërpudhë kishte veti afrodiziake.

Sipas shkencëtarëve, më shumë se gjysma e femrave që morën pjesë në studim, përjetuan një orgazmë spontane, ndërkohë që nuhasnin këtë kërpudhë.

Hipoteza e parashtruar mbështet idenë se enzimat e gjendura tek sporet e kërpudhave, mund të jenë të ngjashme me neurotransmetuesit te njerëzit që aktivizohen gjatë raportit seksual. /k.k/noa.al/