Transmetuar më 19-01-2018, 19:28

Autoritetet italiane vijojnë operacionet e përditshme antidrogë, teksa së fundmi kanë arritur që të ndalojnë një shqiptar, dhe një nigerian, pjesë e një bande që merrej me veprimtari të paligjshme.

I ndaluari është Vlash Isufaj, 37 vjeç dhe nigeriani Lucky Okonoboh, 33 vjeç, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të fshehur në qeset e zeza që përdoren për plehra.

Shqiptari është ndjekur nga karabinierët, teksa zbriti nga makina dhe u fut në apartamentin ku banonte nigeriani.

Ai u ndalua në kushtet e flagrancës, ndërsa policia sekuestroi edhe 6.2 kg marijuanë të fshehur në qeset e zeza.

Në kuadër të këtij operacioni, në 15 janar të këtij muaji, policia italiane arrestoi edhe dy shqiptarët e tjerë Mariglen Sheraj dhe Andi Hoxhaj të cilët janë pjesë e së njëjtës bandë. /k.k/noa.al/