Transmetuar më 19-01-2018, 19:13

Një 20-vjeçare nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë, i cili ka ndodhur në Itali.

Nëna e tre fëmijëve, ishte duke udhëtuar me makinën e saj tip “Ford”, ku papritur është përplasur fort me një pemë anës rrugës.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, në zonën e Trevit, ku gruaja humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas.

Për fat në atë kohë një mjet i urgjencës shëndetësore ka kaluar në të njëjtën rrugë, dhe ka njoftuar njësinë qendrore, e cila ka mbërritur menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë gruas.

Ishte Simone Marinelli, punonjës i urgjencës që e nxori gruan nga makina e shkatërruar nga përplasja me pemën. Siç raportohet, gruaja, identi i së cilës ende nuk dihet, ka pësuar frakturë të legenit dhe nuk ka rrezik për jetën. /k.k/noa.al/