Transmetuar më 19-01-2018, 18:16

Bota e futbollit është në ankth për gjendjen shëndetësore të legjendës braziliane Pele. Ish sulmuesi i Santosit dhe Seleçaos tashmë në moshën 77-vjeçare është shtruar sërish në spital pasi mëngjesin e të enjtes u zgjua nga gjumi si rrjedhojë e dhimbjeve shumë të forta.

Specialistët që po e trajtojnë në spital e kanë diagnostikuar me lodhje të rënda, si arsye e shëndetit të tij të dobët.

Sipas FWA, “në orët e hershme të së enjtes në mëngjes, Pele pësoi një shembje dhe u dërgua në spital në Brazil, ku ka kryer një sërë testesh, që duket se tregojnë për një lodhje të rëndë.

Mjekët po e monitorojnë shërimin e tij. Për fat të mirë, nuk ka asnjë paralajmërim për diçka më serioze se sa lodhja”.

Problemet me shëndetin e detyruan Pele-n të anulonte një udhëtim që kishte programuar për në Londër. /b.l/noa.al/