Transmetuar më 19-01-2018, 17:55

Gjatë shtatzënisë imuniteti i gruas dobësohet e për pasojë ajo mund të preket më lehtë nga gripi, i cili ndikon tek shëndeti i fetusit. Prandaj, duhet të merren disa masa për parandalimin e gripit.

Për shkak se pjesa më e madhe e vitaminave dhe mineraleve shkon për beben, tek nëna mund të paraqiten jo vetëm probleme fizike por edhe çrregullime të sistemit nervor, si pasojë e ndryshimit hormonal.

Më poshtë keni disa këshilla për parandalimin e gripit tek shtatzënat

Çaji me xhenxhefil dhe sheqer- Ky çaj këshillohet për gratë shtatzëna me grip.

Përgatitja: Prisni xhenxhefilin në copa të vogla dhe ziejeni në ujë të valuar për vetëm 10 minuta, shtoni pak sheqer në fund. Kjo komposto këshillohet para gjumit. Pas kësaj supe mund të ndodh që t’ju dalë djersë. Përveç xhenxhefilit, edhe qepa ka të njëjtin rol.

Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminë C- Vitamina C ju ndihmon në largimin e toksinave jashtë trupit. Këshillohet përdorimi i frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C si shega, speci domatja, lakra, mandarina dhe kivi.

Shpëlarja e gojës me ujë të kripur- Çdo mëngjes, pasi ngriheni nga krevati, shpëlajeni gojën me ujë të kripur. Kjo është një mënyrë e thjeshtë me pak kosto për parandalimin e gripit. Uji me kripë mund ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve, duke eliminuar gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve.

Gjithashtu këshillohet larja me ujë të ftohtë e fytyrës në mëngjes, pasi mund të stimulojë rezistencën e trupit ndaj gripit. Ndërsa, në mbrëmje, para gjumit, duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë, për t’ju lehtësuar nga lodhja e ditës.

Pini më shumë ujë- Konsumi i ujit të bollshëm është një mënyrë shumë e thjeshtë për shëndetin e grave shtatzëna. Uji mund të parandalojë gripin dhe dhimbjet e fytit. Çdo ditë, ju sugjerojmë 600 deri 800 ml ujë.