Transmetuar më 19-01-2018, 17:39

Këtë të premte besimtarët ortodoksë kanë festuar Ditën e Ujit të Bekuar. Një nga ritualet e kësaj feste është edhe zhytja në ujë të ftohtë, si një simbol i pastrimit të shpirtit.

Dhe sigurisht pjesë e ritualit është bërë edhe presidenti Vladimir Putin i cili njihet për fizikun e fortë. 65-vjeçari u fut në ujërat e akullt të liqenit Seliger ku temperatura ishte disa gradë nën zero.

Por jo vetëm Putin, në të gjithë Rusinë me qindra mijëra persona të moshave të ndryshme kanë sfiduar temperaturat e ulëta për t’u larë në ujërat e akullta të lumenjve dhe liqeneve me rastin e festës për pagëzimin e Krishtit.

Në Moskë numërohen 59 pika pagëzimi, ku shumë rusë praktikuan ritin që kujton pagëzimin e Jezusit nga ana e Shën Xhovani Batista, një nga festat ë të rëndësishme për kishën ortodokse.

Çdo gjë është filmuar dhe është transmetuar drejtpërsëdrejti në internet falë telekamerave të vendosura nga autoritete ruse.