Transmetuar më 19-01-2018, 17:24

Dashur pa dashur jemi bërë të varur nga rrjetet sociale apo platformat e komunikimit si Facebook, Instagram, Snapchat, Ëhatsapp dhë këto sjellin shumë risi për të kënaqur përdoruesit e tyre.

Risia e fundit ka ardhur nga Instagram që të themi të drejtën edhe i ka gëzuar edhe i ka mërzitur përdoruesit e saj. 

Rrjeti më i madh i shpërndarjes së fotografive, tani ka mundësuar statusin e aktivitetit në “Insta Direct” që do të thotë se ndjekësit tuaj do të jenë në gjendje të shohin se kur ka qenë hera e fundit që ju jeni futur në Instagram.

Statusi i aktivitetit aktualisht është i dukshëm vetëm në mesazhet direkte. Gjëja më e mirë për këtë risi është se Instagrami u ka dhënë përdoruesve mundësinë për të përjashtuar mundësinë që statusi i tyre i aktivitetit të jetë i dukshëm për të gjithë.

Ja se si mund ta bëni këtë: Lëvizni poshtë derisa të shihni opsionin e ri të ‘Shoë Activity Status’. Klikoni opsionin ‘off’.

Dalja nga statusi i aktivitetit do të thotë që ju nuk do të jeni në gjendje të shihni edhe aktivitetin e fundit të të tjerëve.