Transmetuar më 19-01-2018, 15:34

Një grabitje është tentuar të kryhet ditën e djeshme në kryeqytet nga një person ende i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko”, në një dyqan, ku një person me kapuç, ka tentuar t’i vjedhë xhiron ditore punonjëses M.U., 25 vjeç, banuese në Tiranë.

Hajduti është përballur në rezistencën e shitëses dhe kështu është larguar duke mos marrë asgjë nga dyqani.

Policia pas njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/

Foto arkiv