Transmetuar më 19-01-2018, 14:50

Të pasionuarit pas mishit të pulës dhe konkretisht të kroketave të punës, duhet të lumturohen, mund të gjejnë punën e ëndrrave.

Kompania ushqimore “La B&M”, është në kërkim të shijuesve të disa produkteve të ngrira që do të shiten në supermarkete.

“Për të na ndihmuar që të gama jonë e produkteve të jetë më e mirë, ofrojmë për një person fatlum mundësinë që t’i provojë”, lexohet në lajmërimin e publikuar javën e kaluar.

Karakteristikat që duhet të përmbushë kandidati janë këto:

-Të jetë në gjendje të blejë 20 pako me koketa pule pa i ndarë me njeri

-Të jetë i pari i zyrës që të ngrihet për të ngrënë, nëse dikush ka sjell një ëmbëlsirë

-Të ketë eksperienca rrëzimi gjatë një banketi, por duke e shpëtuar pjatën

-Të shkojë në festa ku ushqimi është falas

-Të dijë të bëjë një prezantim me Power Point, ku të shpjegojë se pse patatet e skuqura janë më të mira se ato klasike.

Kush do të arrijë të fitojë vendin e punës, do të marrë çdo muaj një bonus shpenzimesh prej 25 sterlinash në muaj të produkteve të “B&M”, normalisht me kushtin që ti japë kompanisë shënime periodike, shkruan noa.al. E vetmja vështirësi që ka kjo punë, është se ndodhet në rajonin anglez të Merseyside. /a.y/noa.al