Transmetuar më 19-01-2018, 14:41

Firmoset kontrata prej mbi 165 milionë dollarë, për të ndërtuar grataçelën më të lartë në botë.

Kontrata u firmos në Arabinë Saudite, ndërsa grataçela parashikohet të ndërtohet në Gedda.

Siç raporton ‘Arab News’, puna do të realizohet nga kompania ‘Al Fouzan General Contracting Co’ dhe do të përfundojë brenda 12 muajsh.

Grataçela do të jetë e lartë plotë një kilometër.

Në këtë mënyrë ajo do të kalojë kampionen në fuqi të Burj Khalifa në Dubai, e cila është 828 metra. /a.y/noa.al