Transmetuar më 19-01-2018, 14:21

Një ekografi ka kapur momentin më prekës, ku binjaku që po vdes i ka shtrënguar dorën motrës së tij në mitër. 

Ian dhe Brittani McIntire, nga Kansas, u gëzuan shumë kur mësuan se do të shtohen dy pjesëtarë të rinj në familje, pasi Brittani ishte shtatzënë me binjakë. 

Por gëzimi i tyre u kthye në dhimbje kur mësuan se njëri nga fëmijët nuk do të arrijë të mbijetojë, pasi ka një vrimë në zemër dhe një çrregullim të rëndë në tru. 

Doktorët thonë se e vetmja mënyrë shpëtimi do të ishte një operacion në zemër, por gjendja e trurit të djalit nuk e lejon këtë.

 “Prej tij kemi vetëm këtë imazh, që do të qëndrojë gjithmonë me ne. Motra është e vetmja që mundet vërtet t’i qëndrojë pranë atij në këto momente. 

Është ngushëlluese të dish se nëse ai ndërron jetë, nuk do të jetë vetëm”, ka rrëfyer nëna për mediat lokale.