Transmetuar më 19-01-2018, 14:05

Kur babai i Becky Hamer Morris vdiq nga kanceri, vajza kishte vendosur që ta mbante kujtimin e tij gallë. Kështu që ajo vendosi të bënte një tatuazh me hirin e tij.

Korrikun e kaluar babai i Becky Hamer Morris u diagnostikua me kancer në ezofag dhe ndërroi jetë pas 5 muajsh. Pas kësaj Becky vendosi që hirin e tij të shpërndante nën një pemë qershie dhe pjesën tjetër e mbajti për të bërë tatuazhin.

“Më duket sikur babai është gjithmonë me mua. Unë nuk dija çfarë të bëja me hirin e tij veç se ta shpërndaja, kështu që bëra tatuazhin që një pjesë të tij ta kem gjithë kohën me vete”, ka thënë Becky.

Ideja e tatuazhit lindi pasi babai i saj ka patur në krah një zog tatuazh dhe vajza ka bërë të njëjtën gjë në këmbë. Por nuk e ka lënë me kaq ajo ka bërë dhe një byrzylyk tatuazh me disa nënkuptime për babain e saj.

Në byrzylyk ajo ka vënë një kurorë pasi i ati e thërriste “princeshë”, një magjistare pasi babai ishte i hipnotizuar prej tyre, një notë muzikore që tregon dashurinë e tij për muzikën, një shkronjë D për fjalën “Dad (babi)”, një zemër të thyer si dhe një lule qershie për të simbolizuar vendin ku hodhi pjesën tjetër të hirit të tij.