Transmetuar më 19-01-2018, 13:46

Nëse keni kaluar gjithë ditën përpara kompjuterit, lodhja e syve apo dhe tharja e tyre, është pothuajse e pashmangshme.

Por nëse e tillë është edhe puna juaj, përpiquni të gjeni kohë, të paktën për praktikuar këtë maskë efikase për qetësimin e tyre gjatë darkës.

Përbërësit: Një kokërr patate, një kastravec, rende, pambuk i pastër.

Fillimisht, pastroji patatet nga lëkura dhe fillo ta grish në rende. Një gjysmë patate është e mjaftueshme, por mund të grish edhe një të tërë.

Më pas, gri edhe kastravecin në të njëjtën mënyrë. Përzieji bashkë patatet dhe kastravecin e grirë. Shtrydhe masën dhe përpiqu të krijosh sa më shumë lëng nga të dy përbërësit.

Lëngu do të ketë një ngjyrë të gjelbër në të verdhë. Tani, merr një pambuk të pastër dhe fute në tasin me lëngun e përfituar. Maska e syve është gati. Mbaje për rreth 10 minuta./b.l/noa.al/