Transmetuar më 19-01-2018, 13:41

Zbulohen detaje të reja lidhur me arrestimin e një avokati të njohur në Tiranë, i cili u prangos për mashtrim ndaj një klienti të tij.

Avokati Gazmir Xhurxhi, 35 vjeç, banues Tiranë akuzohet se i ka marrë 17 milionë lekë të vjetra klientit të tij H.D., duke i dalë garant se do t’i dorëzonte në bankë.

Kjo pasi ai i kishte premtuar se do të negocionte për të shtyrë afatin e një kredie të madhe që klienti i tij kishte marrë.

Xhurxhi e siguroi klientin pasi i morri paratë, se marrëveshja me bankën ishte arritur.

Kështu ai e kishte garantuar 59-vjeçarin H.D., se për një vit nuk do të paguante këste.

Por mashtrimi u zbulua, në momentin që Përmbarimi kishte shkuar për ti marrë pronën që kishte lënë si garanci për kredinë.

Avokati Xhurxhi u arrestua gjatë ditës së enjte nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. /a.y/noa.al

Arrestimi i avokatit, detaje të reja nga operacioni dhe akuza ndaj tij

Ndalohet avokati i njohur, u denoncua nga një qytetar