Transmetuar më 19-01-2018, 13:10

Kandidati për kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino në një reagim për mediat ka ngritur shqetësimin e tij se po regjistrohen shumë shoqata ilegale brenda Federatës.

Fino i cili do të garojë për ballë Armando Dukës, theksoi se partitë dhe gjykatat duhet të jenë sa më të pavarur, ndërsa bëri thirrje që të qëndrohet larg përfshirjes në abuzimet ilegale të FSHF.

“Jam i shqetësuar nga informacionet që më vijnë së fundmi, që nga Partia Demokratike dhe kreu i saj ka pasur presion te Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të ndikuar te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në Federatën Shqiptare të Futbollit.

I kërkoj publikisht si Partive Politike, ashtu edhe organeve gjyqësore, që të jenë sa më të pavarur dhe të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit”, shprehet Fino. /b.l/noa.al/.