Transmetuar më 19-01-2018, 13:03

“Më mirë ne, se sa një maniak”. Është ky justifikimi absurd që dha në polici një çift, të cilët akuzohen se kanë abuzuar seksualisht disa herë, me vajzën e tyre 13 vjeçe.

Çifti rus, që të dy 35 vjeç nga Volgograd, e kishin kthyer vajzën e tyre në një skllave të vërtetë seksi.

13-vjeçarja ishte abuzuar seksualisht prej më se një viti. Çdo ditë i ati e merrte në shtratin martesor, ku abuzonte me të në sy të nënës, ndërsa gruaja nuk e kundërshtonte, përkundrazi merrte pjesë në ato që u quajtën “tortura seksuale”.

Gruaja tentoi të justifikohej, duke thënë se edhe ajo ishte përdhunuar në vegjëli dhe se në këtë mënyrë donte të “gdhendte” karakterin e së bijës.

E vërteta doli në dritë, pas një vizite mjekësore. E mitura pati probleme me ciklin dhe gjatë një vizite gjinekologjike, mjeku konstatoi se ajo kishte patur marrëdhënie seksuale, duke bërë që e mitura të tregojë gjithçka, shkruan noa.al.

Kjo bëri që çifti të denoncohet dhe të arrestohet, ndërkohë që vajza ju besua shërbimeve sociale. Prindërit e saj rrezikojnë deri në 20 vite burg. /a.y/noa.al