Transmetuar më 19-01-2018, 12:49

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e cila mori mandatin në zgjedhjet e 25 qershorit, tregoi momentin se kur është penduar për detyrën e saj.

Në studion e Report Tv, në emisionin ‘Rreze Dielli’, Pampuri tha se kur Edi Rama flet në foltoren e Kuvendit me paragjykime, me një gjuhë vulgare, pendohet që e ka pranuar detyrën e deputetes.

“Kur Rama paragjykon e flet për këdo, kur është në foltore, pendohen që e kam pranuar detyrën e deputetes. Se si unë kam arritur aty e di unë dhe familja ime. Kur të vjen dikush dhe të flet me një gjuhë vulgare, në jetën e përditshme nuk do të qëndroje me një njeri të tillë, por aty je e detyruar për të çuar deri në fund misionin tënd”, tha Pampuri.

Ajo shtoi se vetëm për këtë qëndron në Kuvend, pasi është rritur me një kulturë dhe situatë tjetër, "nuk jam mësuar me të tillë sjellje, me atë lloj mënyre, me atë fjalor, më vjen keq."