Transmetuar më 19-01-2018, 12:40

Një punonjës policie dhe një doganier janë vënë në prangat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën akuzën e kontrabandës.

Të arrestuarit janë Agim Malaj 47 vjeç, banues në Has, me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitarë Qafë Prush.

Ai akuzohet se duke qenë në shërbim, nuk ka bërë kontrollin në “vijën e dytë” të kamionit me targë AA 820 DY, të drejtuar nga shtetasi A. D., i cili kishte futur mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit. Arrestimi u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

I arrestuari i dytë është doganieri Asim Çuni, 48 vjeç, banues në Has, i cili akuzohet se ka lejuar të kalojnë mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit.

Ndaj të ndaluarve materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Shpërdorim detyre”, dhe “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”. /a.y/noa.al