Transmetuar më 19-01-2018, 12:23

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

“Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-Shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim”, shkruan Rama në Facebook.

Ky qëndrim i Kryeministrit, vjen pasi ambasada e SHBA deklaroi se Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta.

“Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”, thuhet në qëndrimin e ambasadës.

Kujtojmë se opozita kërkoi të anulohet akti antikushtetues i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Gjithashtu u kërkua të plotësohet vakumi kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm, në kushtet e mungesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pas plotësimit të vakumit kushtetues dhe ligjor, opozita kërkoi që të bëhen përpjekje serioze institucionale për të caktuar në mënyrë konsensuale një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, që i është nënshtruar paraprakisht procesit të Vettingut me procedurë të përshpejtuar. /a.y/noa.al