Transmetuar më 19-01-2018, 12:16

Kishin 10 vjet që përpiqeshin të bëheshin prindër, por edhe ku morën lajmin e mirë gjërat mesa duket nuk shkuan ashtu siç duheshin.

Po flasim për një çift turk të cilët pasi u përpoqën për të sjellë në jetë një fëmijë për 10 vjet me radhë, ka mundur të lindë fëmijën më të vogël në botë, që peshon vetëm 310 gramë.

Foshnja ka lindur gjatë të mërkurës në javën e 24-të, 16 javë me herët pas një presioni të lartë gjaku dhe komplikacioneve të tjera që shfaqi shtatzënia. 

Ky vendim i vuri edhe doktorët në vështirësi, të cilët, përmes një operacioni, vendosën të kryenin lindjen e parakohshme në spitalin ‘Selçuk Medical Faculty’.

Prindërit Mehmet dhe Saniye Karacan, të cilët kanë kaluar tre fertilizime in vitro përgjatë 11 vjetëve martesë, janë shumë të lumtur për Tuğra-n.

"Kam një gëzim të trishtë”, – tha e ëma, Saniye Karacan, për agjencinë Anadolu. "Nuk mund ta kontrolloj veten."

Doktorët shpresojnë se Tuğra do të mbijetojë nëse kalon një rrezik kritik me mushkëritë: "Nëse problemi me mushkëritë do të zgjidhet, shanset për të jetuar janë të larta",- tha Dr. Ali Acar, nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin Necmettin Erbakan.

"Fëmija më i vogël në botë peshonte 280 gramë. Pacienti ynë peshon rreth 300 gramë. Nëse jeton, do të jetë një nga foshnjat më të vogla të lindura në botë", – tha Acar.

Nëna e foshnjës, që është akoma në spital, tha se as ajo nuk e ka parë akoma fëmijën e saj, por është shumë e lumtur. "Sapo të dal nga spitali, do të shkoj ta shoh menjëherë…”.