Transmetuar më 19-01-2018, 12:11

Një fotografi që të copëton zemrën e cila po bën xhiron e botës, tregon një grup kuajsh poni, duke kaluar rrugën.

Që të gjithë në të njëjtin drejtim dhe me vështrimin ngulur tek një tjetër kal i shtritë në tokë.

Fotografia vjen nga Hampshire, një rajon i vogël britanik dhe është realizuar nga pronari i një ferme. Në të shihen disa poni që shikojnë shokun e tyre të ngordhur në rrugë.

Mësohet se një makinë përplasi kalin e vogël, duke e lënë të ngordhur në vend, ndërkohë që shokët e tij nuk shkëpusin dot sytë nga miku i pajetë. /a.y/noa.al