Transmetuar më 19-01-2018, 11:32

“Fifty Shades” është kthyer në një sensacion ndërkombëtar. Ndërkohë në Shqipëri do të jetë edhe më shumë i tillë pasi në rol kryesor do të jetë pikërisht edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rita e cila ka deklaruar se personazhi i saj Mia do të jetë në qendër të vëmendjes së filmit.

Ndërsa pjesa e tretë e fimit pritet të transmetohet ditën e Shën Valentinit.

Më parë produksioni i filmit pati deklaruar se nuk do të ketë pjesë të reja. Por mesa duket Rita ka zbuluar të gjithë sekretin.

Më herët Rita Ora ka njoftuar në rrjetin social ‘Twitter’ se përveçse në rolin e aktores ka bashkëpunuar me këngëtarin Liam Payne duke sjellë këngën “For You” e cila do të jetë pjesë e kolonës zanore të filmit “Fifty Shades Freed”./b.l/noa.al/