Transmetuar më 19-01-2018, 11:24

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, reagon lidhur me ndryshimet e kërkuara nga opozita në Kushtetutë, lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Në deklaratën e ambasadës së drejtuar nga Donald Lu, thuhet se Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta.

“Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”, thuhet në qëndrim.

Kujtojmë se opozita kërkoi të anulohet akti antikushtetues i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Gjithashtu u kërkua të plotësohet vakumi kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm, në kushtet e mungesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pas plotësimit të vakumit kushtetues dhe ligjor, opozita kërkoi që të bëhen përpjekje serioze institucionale për të caktuar në mënyrë konsensuale një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, që i është nënshtruar paraprakisht procesit të Vettingut me procedurë të përshpejtuar. /a.y/noa.al