Transmetuar më 19-01-2018, 11:17

Naftëtarët e Fierit kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë në rrugën kryesore të qytetit përpara prefekturës.

Ata protestojnë për pagat e papaguara dhe kanë paralajmëruar se protestën e tyre do ta zhvendosin ditën e hënë në Tiranë.

Gjatë protestës ka pasur edhe përplasje mes tyre dhe uniformave blu. Në protestë kanë marrë pjesë edhe naftëtarët të cilët kanë mbetur pa punë. Ata kërkuan zgjidhje për dy çështje kryesore, sigurimi i punës dhe paga e muajit dhjetor.

Naftëtarët i bënë thirrje kryeministrit Rama që ta marrë seriozisht punën e tyre pasi në të kundërt do të bëjnë atë që bënë minatorët në 1992.

“Ne jemi mbledhur sot për të vazhduar protestën tonë shumë paqësore, për ti thënë zotit Kryeministër merre seriozisht problemin e naftëtarëve. Sepse ne do bëjmë atë që bënë minatorët në 1992. Mos u tall më me ne, me familjet tona. Ai kolltuku jot është me votat tona. Ne sot do të vendosim me një lëvizje punëtore, pa udhëheqje, pa politizuar”, tha një prej naftëtarëve.

Një ditë më parë ata kundërshtuan vendimin e publikuar nga ministri Arben Ahmetaj një ditë më parë për pagesën e papunësisë./b.l/noa.al/