Transmetuar më 19-01-2018, 10:37

lidhur me vizitën që Kryeministri Edi Rama bëri në familjen e një vajze të vogël të prekur nga diabeti, ku bëri me dije se fishat do të jepen falas.

Vasili thotë se Kryeministri përdor shëndetin e fëmijëve për ca ditë të qelbura pushtet më shume.

Ai e quan Kryeministrin ‘babarryp’ duke nënvizuar se babagjysh nuk është, pse siguroi ca fisha që masin diabetin te fëmijët.

“Dhe ky është sevap që e bëka ky dhe jo shteti. Po e di ky ‘babarrypi’ që mijëra fëmijëve me sëmundje onkologjike, me hemofili, me talasemi etj., u mungojnë ilaçet pa të cilat jeta është e pamundur apo edhe jeta e tyre varet nga sevapi i këtij. Thënë më thjesht po deshi ky edhe mund të jetojnë po nuk deshi ky atëherë nuk do të jetojnë”, shkruan Vasili në Facebook.

Ai thotë se është turp i rëndë përdorimi i pacipë i shëndetit të fëmijëve nga Rama, “për ca ditë të fëlliqura pushtet më shumë”. /a.y/noa.al