Transmetuar më 19-01-2018, 09:45

Në Europë furrat e mikrovalës emetojnë 7.7 milionë tonelata anhidrid karbonik çdo vit, aq sa nxjerrin 6.8 milionë makina.

E dhëna e pabesueshme u publikua nga studiuesit britanik të School of Chemical Engineering & Analytical Science pranë Universitetit të Manchester, të cilët kryen një studim lidhur me këtë pajisje shtëpiake.

Por si ka mundësi që furrat e mikrovalës janë një makinë e vërtetë ndotje atmosferike?

Arsyeja kryesore shpjegojnë studiuesit e drejtuar nga Alejandro Gallego-Schmid, konsiston në konsumin energjetik. Çdo 12 muaj, kontinenti i vjetër, djeg 9,4 terrawat për orë, aq sa prodhojnë tre centrale të mëdha elektrike në vit, shkruan noa.al.

Mesatarisht një mikrovalë konsumon 600 kilowat në harkun e gjithë jetëgjatësisë së tij, e njëjtë sa një llambë led prej 7 watt e ndezur pa ndërprerje për thuajse 9 vjet.

Me të vetmen diferencë se pajisja elektroshtëpiake qëndron e fikur pjesën më të madhe të kohës. Shkencëtarët i shqetëson jo vetëm “uria” për elektricitet e këtyre furrave, por edhe impakti që kanë në ambient. /a.y/noa.al